Zgjedhjet italiane, në garë edhe 4 shqiptarë (VIDEO)

Zgjedhjet italiane, në garë edhe 4 shqiptarë (VIDEO)

Në zgjedhjet e përgjithshme në itali që po mbahen këtë të dielë kandidojnë edhe 4 shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë italiane. Ata janë Anita Likmeta, Elona Gaxha, Bruna Kola dhe Emiliano Biraku. Anita Likmeta me origjinë nga Durrësi e cila  ka emigruar në Itali 20 vite më parë  kandidon për lëvizjen e re politike, “10 Volte Meglio”. Ajo beson në një Itali gjithëpërfshirëse, që të jetë me të vërtetë multietnike dhe multikulturore dhe të ardhurit të mos shihen si një problem, por një burim real potencialesh ende të paeksploruara. 

Elona Gaxha, e lindur në fshatin Gjocaj, në Peqin kandidon për “piùEuropa” partia e Emma Boninos. Elona me profesion infermiere jeton në itali prej 17 vitesh. Ajo është e sigurt se me angazhimin e saj në politikë do të dëshmojë se të gjitha mosbarazitë mund të sheshohen. Sipas saj duhen rrëzuar muret e injorancës që prej kohësh na shtyjnë të jemi mosbesues ndaj atyre që janë ndryshe e që ndoshta dikush edhe mund t’i përçmojë prej ngjyrës së lëkurës, fesë, orientimit seksual dhe prej statusit social. Si dhe një tjetër pikë e fortë që e ka shtyrë të bashkohet me “piùEuropa” është vëmendja që i kushton të rinjve, ose të ardhmes se shtetit italian, duke u dhënë atyre mundësi për të jetuar një eksperiencë jetësore që të mëson, të forcon dhe të zgjeron horizontet.

Bruna Kola Meçe kandidon për deputetë në Bergamo për “Liberi e Uguali”. 25 vjeçarja ka emigruar drejt italisë me familjen e saj në moshën 2 vjecare . Slogani i Brunës është barazi për të gjithë: barazi gjinore,  të drejtën për të pasur një punë, një shtëpi dhe kura për ata që nuk mund t’ia lejojnë vetes, si dhe të mposhten pasiguritë e të rinjve emigrant që çdo vit po e braktisin Italinë.

Ndërsa shqiptari Emiliano Biraku kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi. Ai ka një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e politikës në Itali ku prej 4 vitesh është angazhuar me PD. Në vitin 2003 ai është larguar nga Shqipëria për të studiuar në Venezia. Emiliano vazhdon të kërkojë një informim sa më të saktë për të huajt, t’u jepet hapësirë modeleve të integrimit dhe emancipimit në shoqërinë italiane.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy