Sezoni turistik në Vlorë/ Hasanaj: Rezervimet individuale për korrik dhe gusht më të ulëta se pritshmëritë (VIDEO)

Sezoni turistik në Vlorë/ Hasanaj: Rezervimet individuale për korrik dhe gusht më të ulëta se pritshmëritë (VIDEO)

Sezoni turistik i këtij viti në Vlorë nuk arriti pritshmëritë optimiste të operatorëve turistikë, të cilët në fillim të vitit kishin parashikuar një rritje rreth 15% krahasuar me sezonin e kaluar.

Sipas korrespondentes së MCN në Vlorë, Arjola Hasanaj, rezultatet kanë qenë më të dobëta se parashikimet, veçanërisht gjatë muajve korrik dhe gusht, kur rezervimet individuale kanë qenë ndjeshëm më të ulëta duke çuar edhe në uljen e numrit të turistëve nga Kosova. 

Sezoni turistik i këtij viti dhe në Vlorë nuk arriti pritshmëritë optimiste të operatorëve, të cilët në fillim të vitit parashikonin një rritje rreth 15% krahasuar me vitin e kaluar. 

 Në realitet, rezervimet individuale për korrik dhe gusht rezultuan më të ulëta, sidomos nga diaspora dhe turistët nga Kosova, që zakonisht përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vizitorëve në bregdetin vlonjat.

Turizmi i organizuar, përmes kontratave me agjencitë e huaja, mbeti shtylla kryesore që e mbajti në këmbë sezonin, ndërsa pjesa tjetër u përball me sfida të shumta. Operatorët turistikë raportojnë probleme të vazhdueshme me infrastrukturën, trafikun, mbetjet dhe zhurmat nga kantieret e ndërtimit, që u bënë shqetësim i madh për pushuesit.

Një tjetër goditje ishte mosfunksionimi i Aeroportit të Vlorës, i cili ishte premtuar si risi për këtë sezon, por mungesa e tij detyroi agjencitë të rinegocionin kontrata dhe të përballonin kosto shtesë. Për më tepër, vlerësimet e turistëve për zonën nuk kanë qenë gjithmonë pozitive, duke rrezikuar imazhin e qytetit në tregjet e huaja.

Sezoni turistik 2025 në Vlorë vlerësohet më i dobët se ai i vitit të kaluar për sa i përket rezervimeve individuale, por u mbajt gjallë nga turizmi i organizuar dhe fluksi i vizitorëve që mbërritën me tragete dhe linja të tjera transporti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy