Basha: Ndryshimet e drejtuesve në burgje, lëvizje brenda sistemit. Duhet spital i veçantë për të burgosurit me probleme mendore (VIDEO)

Basha: Ndryshimet e drejtuesve në burgje, lëvizje brenda sistemit. Duhet spital i veçantë për të burgosurit me probleme mendore (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha thotë se në burgje gjithmonë ka ndryshime të drejtuesve, si rrjedhojë e dorëheqjeve, mangësive në ushtrimin e detyrës gjë që çon në largime. 

Ai tha për “MCN Live” se ndryshimet e drejtuesve të burgjeve vijnë si proces normal i lëvizjeve brenda sistemit. 

Dy lëvizjet e djeshme kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve në sistem, drejtuesi i burgut të Elbasan ka shërbyer në detyra të tjera, ndërsa burgu i Peqinit ka qenë prej kohësh me një drejtues të komanduar dhe për rrjedhojë është një proces normal i lëvizjes brenda sistemit të burgjeve. 

Nuk ka informacion për emërimin e drejtorëve të burgut nën ndikimin e elementëve të krimit. Që ka pasur raste kur kanë depërtuar brenda sistemit njerëz që janë të paaftë dhe kanë pasur qëllime të tjera në dallim nga drejtimi i burgut, patjetër që kemi parë. 

Sa i takon numrit prej 481 të sëmurësh mendorë në qeli, Basha tha se ky është një proces i vazhdueshëm për sa kohë ka njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor.

Por sipas tij, vendimet e gjykatave i detyrojnë institucionet të marrin masa që të ketë institucione të posaçme për të trajtuar këtë kategori njerëzish. 

Duhet një spital i veçantë për të burgosurit me probleme mendore. Duhen kontrolle të herë pas hershme, ka një afat që gjykata vendos për trajtimin e tyre.

Ka të tjerë që i shfaqin probleme gjatë kohës që vuajnë dënimin, duhet të krijohet një institucion i posaçëm në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të jepet trajtimi i duhur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy