Dalin përgjime të reja për gjyqtarin: E kam sqaruar me atë që ka çekiçin

Dalin përgjime të reja për gjyqtarin: E kam sqaruar me atë që ka çekiçin

Sigurimi i një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij. Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017.

Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes së siguruar nga “ABC News”. Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.

Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.
Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.
Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.
Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy