Nga protestat e organizuara ditën e djeshme në qytetin e Bulqizës, Korçës e Lezhës për vrasjen e Klodjan Rashës, janë proceduar penalisht 31 persona.
Kështu, në qytetin e Korçës janë vendosur nën hetim 9 persona për shkak se kanë organizuar protestë në kundërshtim të masave anti-COVID si dhe prishën pronën publike. Nën hetim janë vendosur: S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq për protestat e zhvilluara përpara Bashkisë dhe komisariatit të qytetit. Ditën e djeshme në Korçë janë shoqëruar në komisariat organizatorët e protestave ku mes tyre ishte dhe kryetarja e FRPD-së në këtë qytet.

Gjithashtu dhe në Bulqizë janë vendosur nën hetim 7 persona, A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë. Ata akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Ndërkohë, në qytetin e Lezhës janë proceduar penalisht 15 persona pasi organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Bashkisë Lezhë dhe tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Lezhë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama. Gjithashtu, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Shkodër – Lezhë - Tiranë, për rreth një orë, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave në hyrje të qytetit të Lezhës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



