Atentati ndaj Edison Begaj, momenti kur qëllohet me armë në sy të fëmijëve (VIDEO)

Atentati ndaj Edison Begaj, momenti kur qëllohet me armë në sy të fëmijëve (VIDEO)

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e plagosjes së Edison Begajt, në Vlorë. Atentati ndaj 38-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, ku Begaj u qëllua me katër plumba në këmbë.

Siç shihet nga pamjet që sjell “MCN” Edison Begaj është qëlluar në hyrje të banesës së tij, sapo del nga makina, ndërsa brenda mjetit ndodhen ende fëmijët e tij të mitur.

Pamjet tregojnë momentin kur Begaj del nga mjeti, ndërsa aty afrohet autori i armatosur dhe i veshur si polic, që e qëllon teksa ndodhet përballë tij.

Pas plagosjes Begaj ka shkuar në spital me makinën e tij, të cilën e ka drejtuar bashkëshortja, ku brenda kanë qenë edhe fëmijët e tyre.

Begaj jetonte në Kaninë, larg nga rruga kryesore, në një shtëpi të fortifikuar si kështjellë me kamera sigurie në çdo cep, çka tregon se i ruhej një atentati të mundshëm.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy