Rusia ka zhvilluar një koleksion të ri të armëve bërthamore që janë të pamposhtur, sipas Presidentit Vladimir Putin.
Shefi i Kremlinit e bëri këtë prezantim kur paraqiti politikat e tij kyçe për një mandat të katërt presidencial, në zgjedhjet që ai pritet të fitojë për 17 ditë.

Armët që ai tregoi përfshinë një raketë lundrimi që ai tha se mund të "arrijë kudo në botë". Raketa, sipas tij mund të fluturojë ulët në një trajektore të paparashikueshme, të anashkalojë linjat e interceptimit, e të jetë e pathyeshme nga sistemet ekzistuese të mbrojtes antiajrore.
Duke përdorur prezantime video, Putin theksoi se raketa nuk mund të ndalet nga mburoja e SHBA në Evropë dhe Azi dhe do të thotë një fund efektiv për atë që ai e përshkroi si përpjekje perëndimore për të penguar zhvillimin e Rusisë.

Putin ka thënë se raketat e reja janë testuar me sukses dhe tani janë gati për prodhim.
Gjatë fjalimit televiziv dy orësh me të dyja dhomat e parlamentit, ai inkurajoi rusët të sugjeronin emrat për të dy sistemet e reja të raketave pasi ato ishin pa emër dhe i bëri thirje Ministrisë së Mbrojtjes që të hapi një garë ndërkombëtare për përzgjdhjen e emrit.
Putin ka thënë se raketa balistike ndërkontinentale, Sarmat, ka kapacitet të palimituar dhe mund të depërtojë në çdo sistem anti-raketor.

Putin ka theksuar se armët e reja nuk pjesë e trashëgimisë sovjetike, mirëpo ato janë krijuar nga shkencëtarët dhe inxhinierët rusë brenda shtetit duke i quajtur 'heronjtë e kohës sonë'. Putin ka pretenduar se disa armë të sistemit të ri rus, janë të pakrahasueshme në gjithë botën.
Udhëheqësi rus theksoi se zhvillimi i armëve të reja që nuk janë ekuivalent në Perëndim erdhi si përgjigje ndaj tërheqjes së SHBA nga një traktat i epokës së luftës së ftohtë që ndalonte mbrojtjen e raketave dhe përpjekjet e SHBA për të zhvilluar një sistem të mbrojtjes nga raketat.
Ai tha se SHBA ka injoruar ankesat ruse. "Askush nuk na ka dëgjuar," tha ai. 'Ju na dëgjoni tani.'

Në këto zgjedhje presidenciale, Putin përballet me 7 kandidatë, por asnjëri prej tyre nuk pritet të marrë mbështetje të gjerë. 65-vjeçari në fakt ka bërë pak fushatë. Ai madje ka munguar edhe në debatin televiziv mes kandidatëve të tjerë, së bashku me liderin opozitar Alexei Navalny, të cilit është ndaluar zyrtarisht kandidimi.



