Një rol më i fortë i NATO-s në koordinimin dhe ofrimin e mbështetjes për Kievin është një mënyrë për t'i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Ukraina të mbizotërojë.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në hapjen e takimit me ministrat e Jashtëm.
Po ashtu Stoltenberg tha se nevojiten fonde të tjera për Ukrainën.
Nga ana tjetër Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se në marrëdhëniet me Rusinë, blloku i Atlantikut të Veriut është kthyer në Luftën e Ftohtë.



