
“Grupi Wagner do që të shkojë në Varshavë”. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, gjatë një takimi në Shën Petersburg me Presidentin rus Vladimir Putin, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax. “Ndoshta nuk duhet ta them, por do ta them. Wagneriaët filluan të na stresojnë: duan të marshojnë në Varshavë”. Pas rebelimit të dështuar të 24 qershorit, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga vetë Lukashenko, mercenarët e grupit Wagner transferuan aktivitetet e tyre në Bjellorusi. Gjatë takimit në Shën Petersburg me Lukashenkon, kreu i Kremlinit tha se kundërofensiva e nisur nga Kievi javët e fundit për të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët në Ukrainë ka dështuar.



