
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se personat ‘Non grata’, duke iu referuar Sali Berishës, nuk duhet të votohen nga shqiptarët. Sipas saj si mund të besohet kur thotë se do të luftojë korrupsionin ndërkohë që është shpallur i korruptuar nga SHBA.
Lidhur me këtë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, thotë për “MCN live, se nëse SHBA do të donte të shpallte non-grata pushtetar të inkriminuar të njëjtën të bej gjatë kohës kur ata janë në pushtet e jo pas dhjetë vitesh, sepse më nuk përbëjnë rëndësi.
Ato që janë shpallur non-grata nuk është së kanë pasur ndonjë kufizim, ndonjë problem ose shqetësim, dhe janë shpallur disa. Biles mua më duket se po zhvlerësohet kjo gjë.
Natyrisht ne kemi një bashkëpunim të rëndësishëm më SHBA të cilën duhet ta respektojmë për shumë arsye, porse nuk është se përben ndonjë rëndësi ose zhvillim të rëndësishëm.
Nëse do të shpallesh dikë non-grata, shpalle kur ai është në pushtet. Shpall kryeministrin që është në pushtet, shpall ministrat që vjedhin 24 orë, shpall kryetarët e baskive që janë të inkriminuar. Por pas 10 vitesh nëse shpall Edi Ramës, non-grata nuk do të ketë më pikë rëndësie.
Kështu që politika amerikane i ka të gjitha mekanizmat për të ndërhyrë edhe në këtë mënyrë dhe në momentet që ka një rëndësie por pastaj pas 10 vitesh nuk mendoj se përbën më rëndësi, por pastaj ata të gjithë të inkriminuarit e vazhdojnë jetën qetësisht.
Biberaj sugjeron që kjo çështje duhet të parë në një këndvështrim tjetër se kush janë të inkriminuarit kandidat në këto zgjedhje.
Sipas tij, prononcimi i ambasadores Kim duhet parë si një kambanë alarmi për zgjedhjet në përgjithësi.
Unë do të thosha se duhet ta shikojmë pamjen e plotë të së djathtë të medaljes. Vërtet ambasadorja Yuri Kim foli për non-gratat dhe dihet se çfarë nënkupton, por foli edhe për mos përfshirjen e kandidatëve të inkriminuar dhe dihet se ky është apel permanent i të gjithë ambasadoreve, jo vetëm të Kim.
Dihet se kush i ka të inkriminuar dhe i ka edhe në burg, i ka Rilindja, i ka Edi Rama. Ata kanë dal me hipotezën që përgjegjësia është personale por kurrë në politikë përgjegjësia nuk është personale.
Sepse është një presion, një kuorum, dhe ata shkojnë edhe formalisht me firmën e Edi Ramës, shkojnë në KQZ, në zgjedhjet e 2014, 2015 dhe një pjesë e tyre janë në burg, një pjesë janë në kërkim.
Dhe pjesa tjetër, zgjedhjet e vitit 2021 janë totalisht të manipuluara, dhe ambasadorja tha qartë që duhen respektuar rekomandimet e OSBE-OHDIR qoftë për administratën publike, qoftë për përfshirjen e patronazhisteve, duke shkelur çdo element të kodit elektorat.
Kështu që unë do ta shikoja prononcimin e ambasadores amerikane si kambanë alarmi për zgjedhjet, sespe Berisha sot drejton PD, por nuk kandidon në këto zgjedhje dhe asnjë kandidat nuk është regjistruar me firmën e tij, është momenti që në këto zgjedhje, të fitojnë kandidatë më të mirë dhe ata të opozitës janë ata të pastër që vijnë nga fusha të ndryshme që nuk kanë qene asnjëherë në pushtet.
Jam i bindur se prononcimi i ambasadores Kim do të ketë zero influencë në procesin e votimit.



