Rama thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e rregullave: Të mos e bëjmë si lopa dhe të mos luajmë me zjarrin

Rama thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e rregullave: Të mos e bëjmë si lopa dhe të mos luajmë me zjarrin

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të radhës u ka kërkuar qytetarëve që të mos thyejnë rregullat dhe të durojnë edhe pak ditë. “TË MOS E BËJMË SI LOPA, KUR THOTË POPULLI, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë rregullat e miratuara nga qeveria dhe të mos luajnë me zjarrin. Rama tha se sot Shqipëria është shumë mirë, vetëm falë masave të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në faqen e tij të “Facebook” iu kthehu përgjigje të gjithë zërave kritikë që vijnë në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Ai tha se falë masave jemi në këto kushte, ku vendi ynë ka një numër të vogël të vdekurish në krahasim me shtetet e tjera.

“Duhet të dalim me kokën lartë para një sfide mbare botërorë. Lexoj pyetje, e mallkime e dokrraa. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ju kam thënë se më bini mua, por mos luani me jetën tuaj dhe njerëzit tuaj të dashur. Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna. E keni me mua? S’ka asnjë problem, pra vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve, Shqipëria. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim?! Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë. Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë ‘dërrasë të kalbur’. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. “Jo po pse oraret kështu, jo po pse nuk dalin pensionistet..Po pse të dalin nënat me fëmijë. Jo po pse e shtuna e mbyllur, pse e hapur!!”. Hyp se të vrara, zbrit se të vrava. Apo ca të tjerë, që thonë pse komunikimi me FB?! A thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur. “Jo po pse nuk përgjigjesh o komunist, o legen pa dinejman, o sulltan. Se populli po vdes”. Ore jeni në vete, apo i keni lëshuar pëllumbat. Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi 3 rezultatet kryesore të kësaj lufte, numrin e shtretërve, vdekjeve, dhe pacientët e intubuar, mes jetës dhe vdekjes, por kjo s’na bën të pranojmë se virusi ka ikur. Ai është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se sa vendet e tjera.”, tha ai.

Kryeministri tha se me gjithë liritë e levizjes, nuk duhet të luhet me zjarrin dhe se të lutemi të mos bëjmë si lopa. 

“ Në 4,11 dhe 18 maj. Do t’i risqarojmë në vijim por këtu nuk luhet me zjarrin. Nuk bëhet me hapa se të dali kur të dali. Këtu nuk mjafton as policia po nuk qetë ju të kujdesshëm të kujdesit tuaj. Kam frikë nga injoranca që mund të marrë në qafë njerëz të pafajshëm. Ky armik vret. Deri kur të dali vaksina e gjithë bota duhet të ndryshojë. Harrojeni se mua më pëlqej që t’ju informoj për kufizimet e lëvizjes. Përkundrazi kjo është periudha më e vështirë e jetës time politike. këtë detyre kam, shumë kush mendon se të qeverisësh do të thotë të pasurohesh. Por jo të qeverisësh do të thotë të jesh pa gjumë, nuk po iu qahem se e kam nder dhe pasion. Po me thatë ik dhe mos u merr më me politikë, se ikën virusi do ikja sot me lumturinë më të madhe. Lutem të mos e bëjmë si lopa. Nëse nuk jeni roje të vetes nuk ua mbroj dot më jetët. Kjo nuk është lojë”, tha kryeministri në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy