
Pas shtatë ditë protestash radhazi shoqëria civile, ka vendosur për tu rikthyer të shtunën sërish në protestë.
Aktivisti Rigels Xhemollari, u shpreh në studion e “MCN live”, se protestat janë nxitur nga vet kryeministri Edi Rama, e jo nga Rusia, sic është pretenduar nga kryeministri. Kjo sipas tij, erdhi nga pakënaqësia e jetesës së qytetarëve, dhe interferenca e qeverise përkitazi me rritjen e çmimeve në vend.
Protestat s’po i nxit Rusia, por vet kryeministri Rama, qeveria, pasi nuk po pranon të marrë disa masa siç ka marrë Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, kur çmimet janë bërë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve, dhe ka treguar indiferencë karshi rritjes së çmimeve.
Protesta arriti të zhvendos fokusin nga problemet e partive, të kryeministrit, tek problemet e qytetarëve, e kemi nisur protestën më 260 lekë për litër, tani është 203 lekë për litër, kjo është arritje e protestës, nuk është vetë çështja e naftës, aty kanë qenë 7 ditë protestë maratonë, kur qytetarët kanë shprehur kërkesat e tyre.
Sipas Xhemollarit, në protestën e radhës të së shtunës, janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët e pakënaqur, porse jo politikanët, të cilët mbajnë përgjegjësi për 30 vite që gati asgjë nuk ka ecur në këtë vend.
Ne nuk do të donim që në atë protestë të ishin Berisha, Meta, Basha, sepse ata vet janë përgjegjës për atë 30 vjeçar për gjërat që kanë ecur keq në vendin tonë, s’do na vinte mirë të merrnin pjesë.
Përgjatë këtyre ditëve kanë protestuar të gjithë për shtrenjtimin e çmimeve, kanë protestuar Gramshi, vendi pro socialist, që nuk ka protestuar që 30 vite,
Është lënë afat deri të shtunën për të plotësuar kërkesat tona, ne e pamë që me presion reagon qeveria, kjo qeveri është qeveri plasteline.



