Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, në një fshat të Korçës.
Rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



