
Sekeretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj deklaron se ka pasur mospërputhje me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për pikët e kandidatëve nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai raportoi këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve mbi procedurën e ndjekur për zgjedhjen e kandidatëve që i kalojnë parlamentit për miratim.



