
<p>Protestuesit e ekstremit të djathtë dolën sot në rrugët e Sofjes me ftesë të partisë anti-euro, Revival (Vazrazhdane), e cila kundërshton hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë dhe miratimin e euros, të planifikuar për vitin 2026.</p> <p>Protestuesit vandalizuan ndërtesën e Komisionit të BE-së, duke i vënë flakën derës së hyrjes, duke hedhur vezë dhe bojë në drejtim të mureve. Ata gjithashtu i vunë flakën një flamuri të BE-së. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga godina, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët.</p> <p>Shtypi bullgar raporton se gjatë manifestimit, protestuesit kanë hedhur parullas si “Dorëheqje” dhe “Jo Euros”.</p> <p>"Skena skandaloze në Sofje, ku zyra jonë e BE u vandalizua. Në Evropë ne ushtrojmë të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore. Dhuna dhe vandalizmi nuk janë kurrë zgjidhja", shkroi në X Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.</p>



