Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të enjten se vaksinimi kundër COVID-19 për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm.
Lidhur me këtë temë të ndjeshme në një lidhje skype Zv/ Dekania e Fakultetit Histori-Filologji, Elsa Skënderi deklaroi se një lajm i tillë do ishte më mirë të jepej nga komiteti i ekspertëve, ndërsa theksoi se është një kosto e madhe të përdorësh fjalën detyrim.
Sipas saj zgjidhja më e mirë do të ishqte testimi periodik, ndërsa lidhur me studentët që nuk do pranojnë të vaksinohen ajo sheh si zgjidhje mësimin online.
Në fakt është një temë për të cilën është diskutuar, ishte një nga skenarët e ditur dhe duhet thënë se këtë lajm mund ta kishte dhënë një ekspert i shëndetësisë apo komiteti ekspertëve. Realisht është një kosto e madhe të përdorësh fjalën detyrim dhe së dyti është ende e paqartë se si do vijohet me mësimin. Por ajo që mund të ishte parë si alternativë dhe mbase kjo duhet diskutuar është testimi periodik. Thuhet se në mbarë botën kemi kampe të fuqishëm zërash që nuk e shohin të udhës të vaksinohen. Pedagogët janë vaksinuar në një masë të madhe që në momentin që e kanë pasur këtë mundësi, por të përdorësh fjalën detyrim nuk e shoh të drejtë, është dashur të kishte një fushatë sensibiziluese përpara se të shkojmë te detyrimi.
Ndërsa e pyetur nëse e sheh si qasjen e duhur vaksinimin e detyruar për këtë kategori dhe a mund të penalizohen studentët që e refuzojnë vaksinën për të mos u futur në provime, Skënderi tha se, “Unë nuk jam e mendimit se është e duhura vaksinimi detyruar besoj në testim periodik. Vaksinimi i detyruar është një kompromis në të mirë të studentëve për të ardhur në auditorë. Por të përjashtohen nga provimet, kjo është një masë shumë absurde dhe nuk besoj se kjo po diskutohet. Bëhet fjalë për mos prani në auditorë, çfarë do të thotë që mund të vijojë dhe mësimi online për ata që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën. Nuk mund ti cenojmë të drejtën studentëve të arsimohen”.



