Aktori Raoul Bova në proces divorci

Aktori Raoul Bova në proces divorci

Dy vite pas ndarjes së bujshme të Francesco Totti-t me Ilary Blasin, një tjetër divorc ka të gjithë vëmendjen e italianëve. Aktori Raoul Bova është në proces divorci me të shoqen, Rocío Muñoz Morales. 

 

Beteja tashmë është zhvendosur në Gjykatën Civile të Romës, me një kërkesë specifike nga ana e Morales: kujdestarinë e vetme të dy vajzave të tyre, Luna dhe Alma. Sipas Corriere della Sera, aktorja spanjolle i ka udhëzuar avokatit të saj, Antonio Conte, të paraqesë një apel duke kërkuar kujdestari të plotë ligjore dhe materiale të fëmijëve, si dhe një zgjidhje për mbështetjen financiare të fëmijëve.

 

Aktori u vu në qendër të vëmendjes së mediave roze pak kohë më parë, kur u publikuan mesazhet audio që i dërgonte modeles Martina Ceretti. 

 

Vendimi për ndarjen vjen pas javësh heshtjeje, gjatë të cilave Rocío u zhvendos me vajzat e saj në një vend privat në Puglia, larg vëmendjes dhe veçanërisht nga skandali që rrethon aktorin. 

 

Ekspozimi i tij ka nxjerrë në dritë të tjera histori, që Rocio i përmend në padinë e depozituar në gjykatë dhe që sipas saj, kanë sfiduar rolin e tij si një baba i pranishëm dhe i besueshëm. Rocio pretendon se kjo nuk është vetëm një "krizë e moshës së mesme", por më tepër një model sjelljeje të përsëritur që po destabilizon ekuilibrin e familjes.

 

Beteja ligjore premton të jetë e vështirë. Nga ana tjetër, Raoul Bova ka zgjedhur çuditërisht Annamaria Bernardini De Pace, ish-vjehrrën e tij dhe nënën e ish-gruas së tij Chiara Giordano, si avokate. Kjo aleancë e papritur synon të forcojë pozicionin e tij në këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy