Iran, frikë për 90 studentë që u arrestuan në protesta (VIDEO)

Iran, frikë për 90 studentë që u arrestuan në protesta (VIDEO)

Rreth 1 mijë persona janë arrestuar gjatë protestave në Iran. Deputetët reformatorë shprehin shqetësimin se 90 studentë universitarë janë në mesin e atyre që mbahen në paraburgim, disa prej të cilëve janë zhdukur.

Ndërsa televizioni shtetëror i Iranit vazhdon të tregojë mitingjet pro-regjimit, frika po rritet për ata që janë arrestuar gjatë goditjeve kundër protestave anti-qeveritare. Në më shumë se një javë trazira që filluan muajin e kaluar, u vranë rreth 22 vetë, ndërsa mbi 1,000 persona janë të ndaluar, sipas zyrtarëve iranianë. Trazirat u përhapën në më shumë se 80 qytete dhe qyteza rurale, pasi mijëra iranianë të rinj, kryesisht nga klasa punëtore, shprehën zemërimin ndaj korrupsionit, papunësisë dhe një hendeku në rritje mes të pasurve dhe të varfërve. Protestat njoftohet se janë ulur në ditët e fundit pasi forcat e Gardës Revolucionare u dërguan në disa provinca.

Deputetët reformatorë pohojnë se rreth 90 studentë universitarë janë në mesin e atyre që mbahen në paraburgim, disa prej të cilëve janë zhdukur.

"Duket se numri i përgjithshëm i të burgosurve nga universitetet është rreth 90. Dhjetë studentë nga universitetet në Teheran dhe disa qytete të tjera janë në një situatë të pasigurt dhe ... ende nuk dihet se cili organ i ka ndaluar ata", citon agjencia e lajmeve ILNA politikanin reformist Mahmud Sadeghi.

Irani ka disa organe paralele të sigurisë dhe banorët thonë se arrestimet shpesh nuk shpallen menjëherë. Nënrektori i Universitetit të Teheranit, Majid Sarsangi tha se universiteti kishte ngritur një komision për të ndjekur fatin e studentëve të arrestuar gjatë trazirave. Ndërkaq, të mbledhur nga Parisi, Londra dhe Stokholmi, disa qindra njerëz mbajtën miting para Portës së Brandenburgut në Berlin, me flamuj iranianë dhe parulla, duke bërë thirrje për një ndryshim në qeverinë e vendit të tyre.

Një nga protestueset në Berlin, 18 vjeçarja Pariya Kohandel Saleh, tha se babai i saj ishte në burg në Iran dhe bëri thirrje për mbështetjen e familjeve të të burgosurve.

"Gjërat duhet të përmirësoheshin në Iran tani që sanksionet janë hequr, por xhepat e mullahut janë pa fund dhe këtë e dinë të gjithë", tha ajo për Reuters.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy