Një shqiptar u arrestua në Igumenicë të Greqisë, pasi në bagazhin e makinës së tij i’u gjetën 89 kg hashash. Nga mediat e shtetit fqinj mësohet se 52-vjeçari shqiptar u kap pas kontollit për të luftuar qarqet e trafikut të drogës, pranë kufirit greko-shqiptar. Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën 42 pako me 88 kg dhe 672 gramë kanabis. Policia po heton për të gjetur personat e tjerë, të përfshirë në këtë rrjet trafiku.



