
Të paktën 90 studentë janë arrestuar gjatë protestave të mbajtura në të gjithë Iranin.
Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë iraniane laburiste të lajmeve ILNA, tha se nuk dihet gjendja e 10 nga 90 studentët e arrestuar.
Në Iran kanë nisur hetimet për dhjetë studentët që nuk dihet se kush i arrestoi ata. Shumica e studentëve të arrestuar nuk kishin lidhje me protestat e mbajtura në atë vend dhe ata u arrestuan, në shtëpi ose në vende ku nuk kishte protesta.
58 të arrestuar studiojnë në universitete të ndryshme në Teheran.
Mijëra njerëz më 28 dhjetor dolën në rrugët e qyteteve verilindore të Iranit, Mash'had dhe Kashmar duke protestuar kundër inflacionit në rritje, papunësisë dhe mos angazhimit të duhur të qeverisë.
Në ditët e ardhshme, protestat u kthyen në tubime antiqeveritare, duke u shtrirë në provincat e Teheranit, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Ahvaz dhe Arak.
Të paktën 21 persona janë vrarë në protestat, të cilat shpërthyen në të gjithë vendin mbi gjendjen e ekonomisë.
Nga nisja e protestave në Iran janë arrestuar mbi 1 mijë persona nga autoritet vendase në provinca të ndryshme.



