Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njoftoi këtë të premte se po punon për një rrjet të ri social, përshkrimi i të cilit duket se e bën atë një konkurrent të mundshëm në të ardhmen për Twitter.
" Ne po mendojmë për një rrjet social të decentralizuar dhe të pavarur që lejon ndarjen e mesazheve të shkruara në kohë reale ", tha grupi në një deklaratë, duke konfirmuar informacionin e zbuluar nga faqja Platformer.
Sipas lajmeve në “Platformer” aplikacioni i ri do të projektohej për të qenë i ndërveprueshëm me rrjete të tjera të të njëjtit lloj, si Mastodon, i cili ka fituar popullaritet relativ që nga marrja e Twitter nga miliarderi Elon Musk tetorin e kaluar.
Mastodon operon përmes serverëve të decentralizuar, pa autoritet qendror menaxhues apo vendimmarrës.
Kjo do të ishte një thyerje e madhe me strategjinë e përdorur deri më tani nga gjigantët e teknologjisë, të cilët gjithmonë kanë preferuar të operojnë në një mjedis të mbyllur dhe me rregullat e tyre të përdorimit. Ky njoftim vjen pasi Twitter ka humbur vrullin që nga marrja e Elon Musk, i cili pushoi nga puna më shumë se gjysmën e punonjësve.



