Pasi propozoi në fundjavë marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nxiti një sërë debatesh, presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi emërimin e ambasadorit të tij në këtë territor, Komisionerin e Qarkut Miami-Dade, Marino Cabrera.

Kam kënaqësinë të njoftoj se Kevin Marino Cabrera do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Panamasë, një vend që po na shkatërron në Kanalin e Panamasë. Cabrera do të bëjë një punë fantastike duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në Panama!
Pas njoftimit për emërimin e ambasadorit, Trump po ashtu vijoi me kritikat për mënyrën se si po menaxhohet ky kanal të cilat i përcolli përmes mesazhit të tij të urimit në ditën e Krishtlindjes.
Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë, përfshirë ushtarët e mrekullueshëm të Kinës, të cilët me dashuri, por në mënyrë të paligjshme, po operojnë Kanalin e Panamasë.
Përveç Panamasë Trump po ashtu ka shprehur ambicien e tij edhe për zgjerimin e territorit të Shteteve të Bashkuara në Kanada dhe Grenlande duke thënë se për të gjithë ata qytetarë që duan që Shtetet e Bashkuara të jenë atje, ne do ta mundësojmë këtë. Teksa për shumë kritike mbetet i paqartë interesi i Trump për zgjerimin e Shteteve të Bashkuara shumë të tjerë e cilësojnë si një taktike me qëllim reformimin e politikës tregtare të Shteteve të Bashkuara.



