Regjimi “41 Biss” nuk duhet të përdoret vetëm si vend ndëshkimi për të dënuar dhe paraburgosur që thyejnë rregullat, por ai duhet të shfrytëzohet nga prokuroria për efekt të zbardhjes së ngjarjeve të shumta.

Avokati Vladimir Meçe thotë se prokuroria duhet të punojë shumë me të dënuarit në këtë regjim që sipas tij nuk e suportojnë dot izolimin dhe mund të kthehen në bashkëpunëtor të drejtësisë.



