Mbledhja e deputetëve/ Korreshi: U diskutua pa kushte, vetëm për grupin parlamentar. Ende të ndarë mbi lidershipin (VIDEO)

Mbledhja e deputetëve/ Korreshi: U diskutua pa kushte, vetëm për grupin parlamentar. Ende të ndarë mbi lidershipin (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi duke folur në MCN Live tha se takimi i djeshëm i grupit Bardhi dhe Berisha ishte me qëllim krijimin e një grupi parlamentar me spektër të gjerë. Ai theksoi se në takim nuk pati kushte, dhe nuk u diskutua fare linja partiake. Korreshi tha se palët vazhdojnë të jenë të ndara sa i përket lidershipit. Duke shprehur një qëndrim personal Korreshi tha se Basha dhe Berisha nuk mund të jenë në krye të PD, por mund të jenë të dobishëm si pjesë e PD-së. 

Mendoj që ai takim i djeshëm është i vonuar. Ky është hapi i parë drejt një opozite më të gjerë, drejt një unifikimi. Kemi bërë një opozitë kuturu deri më sot. Problematika është që PD dhe gjithë spektri opozitar s’mund të identifikohet Berisha, Bardhi, apo Basha. Të gjithë kolegët deputetë kanë qenë të idesë që duhet të ulemi dhe të rregullojmë spektrin opozitar sa i përket qasjes që duhet të ketë grupi parlamentar. Ne jemi i vetmi institucion që demokratët kanë votuar. Nuk ka qenë një negociatë e drejtpërdrejtë Bardhi-Berisha, por një negociatë e vazhdueshme e deputetëve për të biseduar. Ne vazhdojmë te pjesa e ndarjes sa i përket lidershipit. Si Basha dhe Berisha s’i kanë përfshirë në procese demokratët. PD ka nevojë për një proces përbashkues, ku në proces të përfshihen të gjithë deputetët. Dhe liderin që del nga ky proces të paktën ta votojnë të gjithë. Ka qenë një presion i gjithë deputetëve për të parë edhe atë që do baza. Absolutisht s’po krijohet një parti e re. Hapi i parë është krijimi i grupit parlamentar të madh, me spektër të gjerë. Ne njohim dhe do vazhdojmë të mbështesim z.Gazment Bardhi kryetar të grupit parlamentar. Siç përcakton rregullorja që kryesinë dhe grupin parlamentar, e zgjedh grupi parlamentar. Ajo shkresa që ka vajtur atje (në Kuvend) është si ajo rrotulla e letrës higjienike, shumë përdorimshe, nuk bën.

Basha ishte në gjumë një vit e gjysmë, ne kemi një vit e gjysmë që kemi diskutuar me kolegët. Nuk jam tërhequr nga ajo që Berisha të bëj një hap pas, por kjo është për një fazë të dytë. Të treja grupimet për mendimin tim s’kanë legjitimitet, përveç grupit parlamentar. Dje ishte takimi i parë dhe ishte i frytshëm për disa gjëra, sepse dolëm me vendimmarrje. Reformën zgjedhore, hapjen e komunikimit me njerëzit dhe me strukturat. Është momenti që të ketë një linjë të qartë për sa i përket linjës parlamentare. E kam thënë gjithë kohësh që Basha dhe Berisha nuk duhet të jenë në krye të PD. Do vazhdoj të mbaj këtë qëndrim si Saimir. A mund të jenë të dobishëm? Patjetër. A kanë mbështetës? Berisha ka pafund, edhe Basha ka mbështetës në miniaturë. Të jenë pjesë e PD absolutisht, por t’i hapet rruga një fryme të re. Nuk është diskutuar dje asnjë kusht. Linja partiake duhet të zgjidhet brenda dhjetorit nëse PD do të jetë alternativë fituese në 2025-ën. Hendeku është i madh dhe akujt janë të mëdha mes palëve, pavarësisht se dje tonet kanë qenë për t’u lavdëruar”, tha Korreshi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy