Çfarë kuptimi ka që shikon disa herë të njëjtën ëndërr, sipas ekspertëve

Çfarë kuptimi ka që shikon disa herë të njëjtën ëndërr, sipas ekspertëve

Sërish? Me siguri po pyet veten pse shikon të njëjtën ëndërr disa herë ose aka diçka që duhet të dalloj nga kjo përsëritje.

 Sipas shkencëtarit të gjumit dhe profesorit të psikologjisë, Antonio Zadra, 60% në 75% e të rinjve në Kanada thanë se kanë përjetuar ëndrra të përsëritura. Që do të thotë se diçka e tillë nuk është vetëm normale, por është shumë e zakonshme. Shumica e këtyre ëndrrave të përsëritura janë përshkruar si të pakëndshme. Nëse ëndrrat janë një mënyrë për të përpunuar diçka që është veçanërisht e vështirë, trurit tonë mund t'i duhet kohë shtesë për të përpunuar të gjithë materialin.

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e përsëritura?

Të shohësh të njëjtën ëndërr përsëri dhe përsëri, si dhe për të shkuar në fund të saj, duhet të bësh një vetë-psikanalizë.

“Është nënndërgjegjja juaj, interpretimi i së cilës mund të shkojë në mënyra të ndryshme. Ëndrrat nxjerrin në dritë emocione që ne i kemi fshehur edhe ndaj vetes. Vetëm duke pranuar ëndrrat tona, duke shkruar ëndrrat tona dhe duke i ndarë ato, do të jemi më afër trajtimit të frikës dhe ankthit tone”, thotë Dr. Ascher.

Vlen gjithashtu të theksohet se jo të gjitha ëndrrat e përsëritura janë makthe. Ndonjëherë e gjeni veten duke rishikuar një skenar të këndshëm, ku do të shkoni në të njëjtën qendër tregtare me miqtë tuaj ose do të gjendeni duke u kthyer në të njëjtin park të fëmijërisë, ku keni pasur kujtime të bukura. Provoni të mendoni se si ndiheni për këto vende dhe çfarë po bëni atje, dhe kjo mund të hedhë dritë mbi atë që po përpiqeni të përpunoni mendërisht.

Si mund t’i ndaloni?

Nëse ëndrrat tuaja të përsëritura kanë filluar t’ju shkaktojnë shqetësime emocionale, mund të flisni me një mjek për të diskutuar lidhur me terapinë e gjumit, higjienën e gjumit, ilaçet ose ndonjë kombinim i treve mund të jetë më i miri për ju.

Por nëse këto ëndrra janë më shumë një shqetësim që ju preferoni të shmangni, Dr. Ascher sugjeron që të promovoni një higjienë me të vërtetë të mirë të gjumit. Çfarë është kjo saktësisht? Në thelb do të thotë t’i qëndrosh të njëjtit orar gjumi gjatë gjithë javës. Rreth një orë para gjumit, bëni një aktivitet relaksues të tillë si praktikimi i meditimit ose bëni një banjë të ngrohtë, që përgatit mendjen për një gjumë të qetë.

Burimi The Glamour

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy