Malta 'mbulohet' me flamujt e Kosovës (FOTO)

Malta 'mbulohet' me flamujt e Kosovës (FOTO)

Rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit të Maltës, Valletta, janë mbushur me flamuj të Kosovës.

Gjithçka është bërë gati për vizitën shtetërore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Maltë, përcjell "Zeri.info".

Gjatë qëndrimit të tij atje, Thaçi do të takojë krerët e shtetit të Maltës.

Një ceremoni e madhe protokollare pritet të organizohet në sheshin e famshëm të Vallettas, "St George’s Square".

Ndërsa, takimet e Thaçit me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, kryeministrin, Joseph Muscat dhe kryeparlamentarin, Angelo Farrugia do të zhvillohen në pallatin "San Anton Palace".

Për ndër të Thaçit, presidentja e Maltës do të organizojë një darkë shtetërore, e cila do të përmbyllë vizitën dyditore të presidentit të Kosovës në Maltë. /Zeri.info/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy