
Masat kufizuese të diktuara nga koronavirusi, përfshirë këtu edhe mbylljen e kufijve, Greqia i ka shtyrë me dy javë. Për rrjedhojë edhe kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë i mbyllur sipas ‘Skai.gr’, që saktëson se e njëjta vlen edhe për Maqedoninë e Veriut.
Nga këto dy vende ku jemi edhe ne do të lejohen të kalojnë vetëm kategoritë e përcaktuara duke plotësuar një sërë kushtesh si kryerja e tamponit dhe aplikimi PFL.
Teksa përmendte këtë shtyrje mase, zv/ministri Nikos Hardalias nënkuptonte që dhe për 2 javë kufiri tokësor, detar dhe ajror Greqi- Shqipëri do të vijonte i mbyllur.
Këto kufizime nuk do të jenë vetëm për kufirin tokësor apo detar, por edhe atë ajror.



