
Aplikacioni “Zoom” i videokonferencave, që fitoi popullaritet në kohën e koronavirusit dhe izolimit, po përgatitet të jetë pjesë e ekraneve inteligjente të “Amazon”, “Google” dhe “Facebook”, që në këtë mënyrë renditen në kandidatët për t’u bërë mjete të punës online, njoftoi sot kompania kaliforniane.
“I pari që do të ketë “Zoom” do të jetë ekrani “Portal”, i Facebook-ut, ku aplikacioni i videokonferencave do t’i bashkohet “Messenger”-it dhe “WhatsApp”-it në shtator”, sqaroi kompania.
Megjithatë, deri në fund të vitit, “Zoom” do të mund të përdoret për të bërë videothirrje edhe me “Echo Show” nga Amazon dhe me “Nest Hub Max” nga Google.



