
Kryesisë së Partisë Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm në funksion të lëvizjes opozitare: vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo bashki.
Kryesia e Partisë Demokratike, vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
Sipas vendimit të dalë nga Kryesia e PD-së, Aleanca e re do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë shqiptarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
Sipas të gjitha gjasave, kjo do të jetë një fundjavë pa protesta për opozitën, ndryshe nga ajo që ka ndodhur muajin e fundit. Gjatë mbledhjes ish-deputetët deklaruan se protestat e kanë arritur qëllimin e tyre.
Basha takoi dje edhe aleatët e tij të qendrës së djathtë, me të cilët diskutoi për axhendën e opozitës në vazhdim. Mësohet se gjatë takimit, Basha ka informuar aleatët e tij dhe anëtarët e kryesisë mbi hapat që do të ndërmarrë opozita nëse maxhoranca dhe Kryeministri Rama nuk do të tërhiqen nga ideja për të zhvilluar zgjedhje të vetëm në 30 qershor.
Basha ka folur për një qëndresë dhe rezistencë të opozitës së bashkuar përballë çdo sjelljeje antikushtetuese dhe joligjore të qeverisë dhe për këtë arsye po ngrihen edhe Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Në përfundim të takimit me Bashën, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se qëndrimi i aleatëve të PD-së është për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër. Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë”, tha Basha.
Ndërkohë selia blu do të thërras sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar në orën 18:00 për të diskutuar thellësisht mbi aksionet e radhës së opozitës, e cila ka theksuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është kushti i panegociueshëm .



