Kodi i ri penal/ Karanxha: Shpërdorimi i detyrës të mos lidhet vetëm me fondet publike (VIDEO)

Kodi i ri penal/ Karanxha: Shpërdorimi i detyrës të mos lidhet vetëm me fondet publike (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në Mcn Live se Kodi i ri Penal përbën një revolucion, dhe kërkon një konsultim të gjerë mes aktorëve të shumtë. Ai tha se ka nene që s’përputhen me realitetin, si përfshirja si vepër penale e parakalimit të gabuar. 

Kodi i Ri penal është një propozim, është bërë propozim nga Shkolla e Magjistraturës, por është në fazën e përgatitjes. Është një revolucion sepse ndryshojnë shumë institute të të drejtës penale. Ka lidhje edhe me Fakultetin e Drejtësisë, sepse ka dalë e drejta penale, ka disa lëndë që lidhen direkt me Kodin Penal. Duhet një konsultim i gjerë edhe nga anët e avokatisë. Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë është Maksim Haxhia, që është autor i të drejtës penale. Duhen marrë një sërë aktorësh që të flasin. Ndryshon terminologjia. Në lidhje me fajin, në Kodin Penal faji ndahet në dashje, pakujdesi. Pakujdesia ndahet me neglizhencë dhe vetbësim të tepëruar. Me ndryshimet e fundit është e vetëdijshme, e pavetëdijshme. Fakulteti i Drejtësisë është bërë në 1954. Duhet një terminologji që vjen nga një praktikë e konsoliduar në vite. Përfshirja e pedagogëve, sidomos të të drejtës penale, duhet të përfshihen. Vihet re në kodin e ri, parashikohet për herë të parë cenimi i jetës me ligj. Kjo është eutanazia, që duhet diskutuar, duhet pranuar, s’duhet pranuar. Duhet bërë edhe oponencë teknike. Ka edhe nene që s’përputhen me realitetin, parakalimi i gabuar është bërë vepër penale, apo një motorist që është futur në autostradë, është bërë vepër penale, mund të kishte masë administrative. Shoh që Kodi është fryrë. Duhen marrë masa që disa gjëra mos penalizohen".

Karanxha theksoi se shpërdorimi i detyrës nuk duhet të lidhet vetëm me administrimin e fondeve, por edhe aspekte të tjera, si dhënia e lejeve të ndërtimit. Po ashtu ai vë në dukje se është ulur dënimi nga 7 në 4 dhe parashkrimi për veprat e shpërdorimit të detyrës ka rënë nga 10 në 5 vjet. 

Te shpërdorimi i detyrës ka një problem me masën e dënimit, ishte 7 tani shkon 4. Ka një ndryshim sepse parashkrimi për shpërdorimin e detyrës, në këtë kod, deri në 5 vjet. Dhe lidhet vetëm me fondet publike. Por shpërdorimi i detyrës s’është vetëm nga ata që kanë fondet. Ti jep një leje ndërtimi, sjell pasojë, cenon mjedisin. Duhet përcaktuar qartë. Dëm qytetarit i sjell një leje e paligjshme, në tokë të mbrojtur. Mendoj që kjo duhet të shikohet mirë. Ke edhe anë pozitive. Te mashtrimi duhet formuluar. Për vlera të rëndomta duhet të jetë dënim më i butë. Është parashikuar edhe mashtrimi për sendet e paluajtshme, shtëpitë. Të marrëdhënia me të mitur është pozitive që është rritur mosha, ku dënohesh për marrëdhënie me persona nën 16 vjeç, ndërkohë që ka qenë 14 vjeç. Te droga, duhet të ketë akt ekspertimi për sasinë që ka. 100 gram të ketë masë dënimi tjetër, 200 tjetër, e me radhë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy