
Matematikani i ri ukrainas, Konstantin Olmezov, i dha fund jetës në Rusi më 20 mars, pasi u arrestua në tentativë për tu larguar nga vendi.
Lajmi u komunikua nga shoqata Ukrainian Mathematicians në Twitter. Sipas avokatit rus, Dmitry Zakhvatov, të cituar nga Ukrinform, Olmezov u vetëvra duke lënë një letër lamtumire.
Në të shkruhej se i dha fund jetës, pasi nuk duronte dot tmerret e asaj që po ndodhte. Për të mungesa e lirisë, ishte më keq se vdekja.
Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, matematikani u përpoq të largohej nga Rusia, por u ndalua në një stacion autobusi në Moskë dhe më vonë u ndalua në paraburgim për 15 ditë në një rast ku akuzohej për “huliganizm”, se kishte shkelur rendin publik.
Po përpiqesha të largohesha nga këtu për të mbrojtur vendin tim, për ta mbrojtur kundër atyre që donin ta merrnin nga ne. Ndjej dhimbje për secilën palë në këtë luftë, por shoh me sytë e mi se kush po mbron tokën e vet dhe kush po ia merr dikujt tjetër. Unë shoh me sytë e mi se kush po mbron të drejtën për të qenë përgjegjës për jetën e vet dhe kush po justifikojnë degradimin e tyre. Unë po shkoj në boshllëk, por kjo zbrazëti është më e dashur për mua sesa realiteti, ku një pjesë e njerëzve është kthyer në të egër, ndërsa pjesa tjetër kontribuon në këtë gjë.
Kostiantyn Olmezov ka lindur në Ukrainë. Që nga viti 2018, ai kishte jetuar në Rusi, duke punuar në fushën e kombinatorikës aditive - një degë matematike që nuk është e zhvilluar në Ukrainë.



