“220 lekë litri naftës”, eksperti i bujqësisë jep disa propozime për lehtësimin e krizës

“220 lekë litri naftës”, eksperti i bujqësisë jep disa propozime për lehtësimin e krizës

Eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani, ka ngritur alarmin për situatën e vështirë që po kalon sektori bujqësor në vend, si pasojë e rritjes së fortë të çmimeve. Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV, ai theksoi se kriza po prek njëkohësisht fermerët dhe konsumatorët.

 

Sipas tij, përveç naftës, janë rritur ndjeshëm edhe kostot e tjera të prodhimit si plehrat kimike, pesticidet dhe farërat, duke çuar në një rritje të përgjithshme të kostos me 30–40%. Kjo rritje, sipas ekspertit, transferohet drejtpërdrejt te çmimet në treg, duke i bërë ato të papërballueshme për qytetarët.

 

Vuksani kritikoi mungesën e masave konkrete nga institucionet, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Ai theksoi se ulja e çmimit të naftës për fermerët duhet të jetë prioritet duke u ndalur në disa propozime konkrete për të lehtësuar këtë situatë.

 

1. Ulja e çmimit të naftës për fermerët

 

2. Rikthimi dhe përmirësimi i skemës së naftës

 

3. Ulja e kostove të inputeve bujqësore

 

4. Mbështetje për prodhimin vendas

 

5. Kontroll më i fortë i tregut dhe importeve

 

6. Masa për të mbrojtur konsumatorin

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy