
Shpallja e Sali Berishës non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit hap diskutimin për atë që do të ndodhë me mandatin e tij si deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. I pesti në listën e Tiranës, ish-kryeministri Berisha është sërish deputet i PD-së. Gazetarja Anduena Llabani analizoi në studion e lajmeve hapat që drejtësia shqiptare mund të ndjekë pas vendimit të DASH. Sipas saj, tashmë është në dorën e SPAK të vendosë nëse do të kërkojë më shumë informacion nga autoritetet amerikane, për të ngritur akuzë. Po ashtu, edhe KQZ mund t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme të kryejë verifikime në bazëtë ligjit të dekriminalizimit.
Kemi të bëjmë me një rast të paprecdent. Për herë të parë një zyrtar kaq i lartë shpallet non grata, me akuza konkrete. Kemi një deputet të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, për të cilin thuhet se ka shfrytëzuar postin kur ishte kryeministër. Fakti që institucionet shqiptare të drejtësisë nuk përgjigjen në mënyrë eksplicite, lë të nënkuptohet se shumë shpejt do të kemi lajme. Ne u interesuam në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në këtë rast mbetet në vullnetin e SPAK-ut nëse do të kërkojë më shumë info ndaj shtetit amerikan, për të nisur verifikimet që do të çonin në ngritjen e një akuze.
Zoti Celibashi mund ose jo t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme në bazë të ligjit të dekriminalizmit hetimin. Nuk kemi të bëjmë me një rastsi me Doshin, dhe hetimi mund të nisë në bazë të inforve nga DASH.



