Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar emrat e prokurorëve kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore për emërimin në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Krahas listës me emrat e kandidatëve që i plotësojnë kushtet KLP-ja ka publikuar edhe listën emrave që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore.
Këto lista i dërgohen Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Kandidatët të cilët janë përzgjedhur për të marrë pjesë në shortin për anëtarët të KED-së janë si më poshtë:
Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela
2. Thoma Jano,
3. Adnan Xholi,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Kudusi Shahu,
8. Kujtim Luli,
9. Sokol Stojani
Prokuroritë e Apeleve
1. Ludovik Dodaj,
2. Moisi Duda,
3. Gjon Fusha,
4. Genti Xholi
5. Fatjona Memcaj,
6. Arben Qosja,
7. Altin Binaj,
8. Enrik Haxhiraj



