Sikur të mos mjaftonte mungesa e parkimeve, kryeqytetit i shtohet edhe problemi i automjeteve që bllokojnë hapësirat publike duke qëndruar të parkuara për muaj me radhë.
Ndërsa, ekspertët shpjegojnë se një automjet nuk mund të qëndroj më shumë se 72 orë i parkuar në një ambient publik.
Vetë banorët e lagjeve të kryeqytetit e kanë konstatuar një problematikë të tillë, madje ka nga ata qytetarë që shprehen se janë detyruar të shesin edhe makinat për shkak se nuk gjejnë një post parkimi në lagje.



