Mziu: Qytetarët në protestë me vullnetin e tyre, djegia e vilës së ish-diktatorit jashtë axhendës sonë (VIDEO)

Mziu: Qytetarët në protestë me vullnetin e tyre, djegia e vilës së ish-diktatorit jashtë axhendës sonë (VIDEO)

Protesta e fundit Partisë Demokratike u shoqërua me një prani masive qytetare dhe ngjarje të papritura, përfshirë djegien e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. 

 

Deputeti i PD-së, Mziu, në një lidhje me MCN Live komentoi se protestat po shfaqin një frymë të re qytetare.

 

Mbledhja e sotme është normale para çdo seance plenare. Jemi në një situatë jo si herët e tjera për shkak të protestave të pafundme që janë bërë dhe që po kulmojnë, duke pasur njerëz që s’kanë lidhje me PD, por që kanë për qëllim të protestojnë për të drejtën e tyre… 

 

Protestat duket se janë përputhur me kërkesat e qytetarëve dhe mendoj se tashmë jemi në unison me ta. Protestat nuk janë më politike, por nga qytetarët… 

 

Ata nuk dalin më se i thërret PD, por dalin për problemet e tyre. Do ta kthejmë në qëndresë dhe jemi të palëkundur në realizimin e qëllimit ton që është qeveria teknike.

 

Sa i përket djegies së vilës së ish-diktatorit, Mziu shpjegoi nuk ishte pjesë e axhendës së partisë.

 

Djegia e vilës 31 ishte jashtë axhendës sonë. Në këndvështrimin tim, ajo godinë duhet të ishte shembur që në ’90, bashkë me muzeun e Enverit, ose të ruheshin si pjesë muzeale të atij sistemi. 

 

S’mund të kthehet vila e diktatorit në një atraksion për rininë në Shqipëri, është absurde. Nuk e kishte këtë qëllim PD ta bënte, ishte një revoltë e qytetarëve… besoj se u gjet një zgjidhje, që për mendimin tim personal, mendoj se kanë bërë shumë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy