Një 60-vjeçare me iniciale V.D ka humbur jetën në spitalin e Fierit pasi konsumoi fotoksinë.
Dyshohet se 60-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi: Fier/Informacion paraprak
Në Spitalin Rajonal Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja V. D., rreth 60 vjeçe banuese në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë). Pavarësisht ndihmës mjekësore, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



