Aplikacioni i KQZ rifillon punën, Celibashi: Rinisin raportimet për pjesëmarrjen në votime

Aplikacioni i KQZ rifillon punën, Celibashi: Rinisin raportimet për pjesëmarrjen në votime

Rikthehet në punë aplikacioni i KQZ-së, pasi ishte sulmuar. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një mesazhi në Twitter.

Celibashi njoftoi se rifilluan raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ.

"Normalizohet situata me aplikacionin KQZ. Rifillojnë raportimet për pjesëmarrjen dhe mbi ecurinë e votimit nëpërmjet aplikacionit KQZ", shkruan Celibashi.

Më herët Celibashi deklaroi se ka pasur probleme teknike në aplikacioni i KQZ duke sjellë vonesa në raportime mbi pjesëmarrje, por që kjo nuk ndikon aspak në procesin e votimit.

Këto probleme teknike mund të kenë ardhur si rezultat i faktit se për herë të parë pjesëmarrja në votime po bëhet ën kohë reale dhe kjo ndikon në ngarkimin e serverit të KQZ-së, por në asnjë moment nuk cenon sigurinë dhe saktësinë e procesit të votimit të qytetarëve.

Ky problem zgjati disa minuta dhe aktualisht raportimi mbi pjesëmarrjen vijon të jepet në kohe reale.

Aplikacioni i KQZ është sulmuar nga hakerat! Celibashi: Po punojmë për ta zgjidhur

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy