
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Tajvanit 345 milionë dollarë ndihmë ushtarake. Një lajm i tillë u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, duke shpjeguar se paketa përfshin armë dhe shërbime, si dhe trajnime ushtarake. “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjet e sigurisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, tha Sun Li-fang, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Taipei, duke shprehur vlerësimin për ndihmën e Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të angazhuara ligjërisht për të mbështetur mbrojtjen e Tajvanit sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin. Paketa e ndihmës ushtarake synon të ngjall zemërimin e Kinës, e cila e konsideron Tajvanin një provincë rebele, pjesë të territorit të saj.



