
Ministrja e Jashtme belge, Sophie Wilmès, në fund të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg tha se Belgjika po përgatitet të rihapë ambasadën e saj në Kiev.
Mbështetja jonë për ukrainasit duhet të forcohet më tej, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në aspektin e sanksioneve.
Belgjika, raporton se ‘The Brussels Times’, ka rënë dakord të ndajë një këst të tretë të ndihmës (500 milionë euro) për Fondin Evropian të Paqes.
Rreth një javë pas pushtimit rus të Ukrainës, ambasada belge në Kiev ishte mbyllur dhe stafi i saj ishte evakuuar për shkak të ndryshimit të kushteve të sigurisë.



