
Për studiuesin e historisë Gjergji Nezha, bie poshtë teza se Roma është perandori e Kostandinopojës.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Nezha, thotë se nuk ka Perandori Romake, por ka vetëm Perandori të Konstandinopojës.
Sipas tij nuk duhet të kemi turp të themi se Justiniani është dardan, ilirian.
Mua në punën time fillimisht më kanë ndihmuar shumë dy vëllezër: Blerim dhe Lulzim Hyseni nga Mitrovica. Këta kanë ndikuar dhe më kanë mbështetur në profesionin tim, më thonin "mos u tremb". Është edhe kontributi i Blerim Hysenit, ai i njihte mirë kryqëzatat, Romën. Ndoshta ishte më ‘ekstremist’ se unë në thelbin Roma është Shqipëri, flamuri ynë. Unë kam ruajtur thelbin se çfarë është shqiptare do ta marrim. Pra, nuk kemi Perandori Romake por kemi Perandori të Kostandinopojës.
Pra, Roma është Romë, Kostandinopoja është Kostandinopojë. Pra, Roma ra, Kostandinopoja qëndroi dhe ne nuk duhet të kemi turp të themi që është perandori ilire dhe perandori e jona.
Pra, nuk kemi turp të themi këtë që të themi se Justiniani është dardan, Ilirian. Nuk e them unë, e thotë prokopi Cezarest, në vitet 500-600 e ca, kur është autor bashkëkohor i Justinianit, është nga Cezarea, nga Azi e Vogël.
Studiuesi i historisë thotë se gabimi është i qëllimshëm për të mos dalë në pah një perandori iliriane.
E gjithë kjo për të anashkaluar shqiptarët.
Gabimi nuk është gabim, është i qëllimshëm. Quhet Bizant sepse ka qenë një vendbanim që quhet Frakas Buzantion, dhe vjen nga shqipja Buza. Mos ti merre këtu Dalipaj, argumente e mia, çfarë janë të miat, janë të miat. Unë kam studiuar dhe i kam hedhur në Youtobe për atribut kombëtar jo të afirmohet tjetri e tjetri. Kanë marrë tezat dhe argumentet e mia.
Buza është emër shqip, ky është një trillim, pra, për të anashkaluar termin perandori e Konstandinit, për të mos dalë perandori iliriane, të na dali një perandori bizantine. E shpikim këtë dhe e anashkalojmë shqiptarët.
Tani neve na takon që Konstandinit, Justinianit, Komnenëve, t'u vendosim bust në Tiranë, siç bëjë maqedonasit. Ne duhet t'i japim meritat që u takojnë.



