Britania, rekord në shpenzimet për produksione televizive

Britania, rekord në shpenzimet për produksione televizive

Një total prej 938 milionë stërlinash (984 milionë euro) është shpenzuar për programet televizive në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2017. Sipas një kërkimi të kryer nga BFI, kjo është shuma më e madhe e regjistruar ndonjëherë në këtë sektor.

Ajo ka shënuar një rritje prej 9% në krahasim me totalin prej 861 milionë stërlina të shpenuzar në vitin 2016.

Një kombinim i shpenzimeve të brendshme, ku titujt financohen dhe kontrollohen nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar, dhe bashkëprodhimet ishin kontribuesit më të mëdhenj të totalit të përgjithshëm, që arrijnë në 684 milionë stërlinae. Kjo është shuma më e madhe që prej fillimit të analizave financiare në sektorin e produksioneve televizive.

Nuk është e qartë se sa nga ky total ka të bëjë me bashkëprodhimeve,  pasi ato janë mbledhur me shpenzimet e brendshme për të shmangur zbulimin e buxheteve për tituj të veçantë.

Shpenzimet vendase në produksione arritën në 254 milionë stërlina, një rënie prej 324 milionë stërlinash nga viti 2016.

Një total prej 91 produksionesh filluan prodhimin në 2017, duke sjellë një rënie nga 108 që ishin në vitin 2016. Prej tyre, 49 ishin bashkëprodhime dhe investime të brendshme, duke u rritur kështu nga 42 të tilla në vitin 2016. Janë krijuar 42 tituj vendas, nga 66 që ishin në vitin 2016.

Emisionet që shkojnë në produksion përfshijnë “Krypton”, “Game of Thrones” sezoni 8, “A discvovery of witches”, “Doctor Who” sezoni i 11-të, “In the long run” dhe “A very English scandal”.

Totali i shpenzimeve në Britani të Madhe për produksionet e animuara ka rënë në 54 milionë stërlina nga 92 milionë stërlina që ishte në vitin 2016.

Një total prej 21 produksionesh animacioni filluan prodhimin në vitin 2017. Prej tyre, 14 ishin vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy