Kreu i Partisë LIBRA, Ben Blushi, e ka përjashtuara tërësisht mundësinë e një koalicioni me PD-në apo me PS. Ai thotë se nëse anëtarësia e partisë së tij do të vendoste për koalicione të tilla, atëherë ai do të jepte dorëheqjen.
“Nëse LIBRA hyn në koalicion me PS apo me, PD nuk do jem më kryetar i saj”, tha ai gjatë një interviste në “News 24".
A keni vendosur me cilën parti do hyni në koalicion?
Nëse anëtarësia e LIBRA merr vendim që LIBRA të hyjë në koalicion me Berishën, unë nuk jam më kryetar i partisë.
Po me Ramën?
Besoj se po. As me Ramën.
Po me Bashën?
Nuk më lidh asgjë me Bashën e Berishën. Unë nuk mund të drejtoj një organizatë që vendos gjëra për të cilat nuk jam dakord.
Ju e ndani dot Bashën me Berishën?
Ndërsa në lidhje me LSI-në, Blushi thotë se është në dy koalicione, kjo pasi lidhur me reformën në drejtësi, partia e Metës është në krah të PD-së.
Blushi e sheh me shqetësim situatën e ngërçit politik t krijuar në vend. “Nëse PD vijon bojkotin, vetingu do te shtyhet. PD nuk ka dhënë asnjë zgjidhje per zhbllokimin e vetingut. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje do ketë krizë politike, drejtesia dhe zgjedhjet do hyjne ne kolaps”, tha ai



