
KFOR-i ka dalë me një deklaratë lidhur me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, duke i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që t’u përmbahen marrëveshjeve ekzistuese.
“Ne rikujtojmë se gjitha palët gjithmonë i janë përmbajtur marrëveshjeve ekzistuese, dhe i bëjmë thirrje të vazhdojnë të bëjnë këtë. KFOR-i mbetet shumë vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjitha komunitetet sipas mandatit që i buron nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999. KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren dhe aktivitetet përgjatë vijës kufitare, ndërsa përkrah dialogun për të arritur një marrëveshje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatë të KFOR-it.



