Një ekspozitë e vogël në Presidencë

Një ekspozitë e vogël në Presidencë

Nxënësit e shkollës 9-vjecare “1 Maji” të Beratit janë pritur sot në Presidencë. Një program artistik me poezi, këngë e kërcim, që në përfundim të tij u pasua me një ekspozitë pikture, i dhanë ngjyra të tjera Presidencës.

Presidenti Begaj ndau me nxënësit impresionet për këtë takim, ndërsa u kujdes t’u shprehte atyre këshilla jo vetëm për nxënien e dijes, por dhe për ndjekjen e ëndrrave, pasioneve dhe talenteve.

“Ju inkurajoj të vijoni të jeni nxënës të mirë, të lexoni e të studioni sa më shumë dhe të ndiqni të gjitha ëndrrat, talentet e dëshirat tuaja. Vijoni me pasionet letrare, shkencore, artistike, sportive dhe besoni në idetë tuaja! Përdoreni energjinë, kureshtjen dhe vullnetin e moshës suaj për të zbuluar mrekullinë e dijes, e do të shikoni se çdo ëndërr do të jetë e realizueshme!”,  u shpreh Begaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy