Në portin e Durrësit është ankoruar një anije e veçantë, e cila është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.
Me mbi 90 vite aktive në lundrim, ajo është pagëzuar me emrin e lundruesit të famshëm “Palinuro”.
E lançuar fillimisht në 1934 në Francë, në fillesat e saj kishte tre direkë me vela të përparme dhe të pasme dhe lundronte në oqeanin Atlantik, duke kryer shkëmbime tregtare mes Francës dhe Amerikës Veriore, ndërsa u ble nga Marina Italiane në vitin 1950.
Aktualisht është bregëzuar në kalatën numër 2 të portit më të madh në vend.



