Berisha: Drejtësia është më kriminale se krimi! Amnistuan Beqajn i cili me firmën e tij është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Berisha: Drejtësia është më kriminale se krimi! Amnistuan Beqajn i cili me firmën e tij është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Partia Demokratike nën kujdesin e kryetarit, Prof. Dr. Sali Berisha organizoi sot tryezën e debatit me temë “Pushteti i Krimit”.

Në fjalën e tij teksa numëroi aktivitetet kriminale në vend dhe implikimin e dorës së shtetit në to, Berisha ndau bindjen se drejtësia është më kriminale se krimi.

Ai tha se ata amnistuan Ilir Beqajn, i cili me firmën e tij për aferën e sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

Po drejtësia si është? Më kriminale se krimi. Lexuat ju për Xhevahirin, i cili shkonte dhe lironte Behar Bajrin, pasi kishte vrarë të fejuarën 15-vjeçare.

Ky sistem i drejtësisë politikë është plot Xhevahirë.

A nuk është Xhevahir ai që amniston Ilir Beqajn? Ilir Beqaj, që ka firmën e tij në të gjitha aktet vendimtare të sterilizimit, është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve.

Ilir Beqaj, duke rritur 80 herë çmimin e procesit të sterilizimit, edhe pasi ka përvetësuar- se ndërmarrja është e Ilir Beqës, nuk ka dyshim- sterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro, katin e spitalit, pasi ka firmosur për të marrë ujin dhe energjinë falas për ndërmarrjen e tij, çoi kostot dhe i bëri të papërballueshme dhe u urdhërua të shkurtoheshin 1 mijë operacione në muaj.

Kush nuk u operua? Ai që pati para, shkoi te privati. Po ai që nuk pati mundësi? Shumë prej tyre shkuan në atë botë.

Dhe ky prokuror, këta prokurorë të supozuar për elitë, de facto elitë krimi, nuk heton, nuk ngre padi ndaj këtij personi, nuk ngrenë padi ndaj McGonigal.

Çfarë do thonë këta prokurorë, kur McGonigal pas dy javësh të pranojë fajin edhe për Shqipërinë?

Berisha u ndal edhe te ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, i cili sipas tij është figura qëndrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit.

Çfarë është Ardi Veliu? Figura qendrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit.

Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Tiranës. Ishte përzënë nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafiqe dhe falsifikim dokumentesh.

Bota e krimit e solli drejtor policië në Tiranë. Çfarë thotë Alesandro në biseda me mafiozin tjetër? Atij drejtorit ia mbushëm mirë koshat me derr të zi.

Po çfarë ndodhi me Ardi Veliun? Pas transkriptimeve të publikuara në median shqiptare në vitin 2017, Ardi Veliu lartësohej në drejtor të përgjithshëm të policisë.

Ardi Veliu, pas një seri krimesh të shëmtuara publike, pas mashtrimesh në mbrojtje të krimit, siç është rasti i vrasjes së Rashës, i beson Edi Rama shërbimin inteligjent të POlicisë së Shtetit.

Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltian Bistro me shokë.

Dhe tani lan duart.

Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin.

Hetimi i Encrochat ka gjetur se në Shqipëri, krimi dhe pushteti janë një, janë të shkrirë.

Berisha fton të ngritet të gjithë për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal, që sipas tij krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Shoqëria shqiptare është në prag suicidi, nëse nuk ngrihet fuqishëm.

Bota e krimit do e gërryejë në çdo qelizë të saj.

McGonigal, Agron Neza, Dorian Duçka, kapnin biznesmenë në hotele, i gjobisnin dhe prokurori i shtetit mafioz thotë se është punë e shkuar.

Pra, Xhevahirët janë në të gjitha këto institucione. Këta janë shndërruar në avoketër të tmerrshëm të krimit.

Shesin dosje, shesin informacione.

Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në çdo gjë. Një javë më parë, nxorën të gjithë të dhënat e TIMS.

I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muça, një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë të hedhin të dhënat në USB. Disa refuzuan, por ai mori punonjës privat dhe të dhënat i mori.

Ku është sot? Aty ku është në detyrë sepse Taulant Balla shkoi pikërisht për këtë mision.

Në krye të shërbimit informativ është një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës se ka vjedhur dhe plaçkitur të dhënat. Pasi shkarkohet për këtë akt, ajo tani emërohet në krye të SHISH. Çfarë kredencialesh ka kjo? Kredenciale krimi.

Nëse ka prekur të dhënat, dhe unë besoj plotësisht te zonja Osmani, ajo ka kryer një krim, për të cilin duhet të dënohet në Kosovë. Por këtu, kreu i Meduzës së krimit në rajon, e emëron në krye të SHISH.

Çfarë mbetet atëherë? Mbetet qëndrimi i qytetarëve. Mbetet guximi i qytetarëve. Mbetet qëndrimi i opozitës, mbetet guximi i opozitës.

Përndryshe unë e mbyll fjalën time duke u bërë thirrje që të qëndrojmë në front të fuqishëm, për të ndërprerë këtë rreth vicioz fatal ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy