Mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi i numërimit të votave dhe deri në përditësimin e fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë numëruar 93.96% të votave.
Kështu, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja udhëheq me 36.13%, VMRO-DPMNE me 34.65%, BDI me 11.57 %, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 8.79%. Partia e Majta ka 3,96%, PDSH 1.48 % dhe Integra 1.33 %.
Ndërkohë, këto shifra të përkthyera në mandate, përkojnë respektivisht:
-LSDM dhe koalicioni “Mundemi” – 46 mandate
-VMRO-DPMNE 44 mandate
-BDI 16 mandate
-Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate
-PDSH 1 mandat
-E majta 1 mandat
Lideri i BDI-së ALi Ahmeti në një konferencë për media, tha se BDi është fituesi absolut i zgjedhjeve parlamentare 2020.
Ai tha se BDI ka siguruar 12 mandate deputetësh .
Ahmeti tha se “Shqiponjat u kthyen në folenë e vet”, ndërsa ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët në këto rethana të vështira ju përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. “Ne në rradhë të parë e kemi pasur shëndetin, por ky hap u duheshte marrë pasi shteti pa institucione nuk mund të funksionojë, tha Ahmeti.
Nga rezultat e deritanishme, shqiptarët kanë 29 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së.




