
Enkeljed Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Alibeaj tha se presidenti duhet të jetë që figurë e pastër dhe me integritet të lartë. Ai tha që kërkesë kryesore është një Presidenti i ri të jetë antikomunist.
Të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, "jo të shitur te Rama", "jo të blerë", anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes
Opozita ka legjitimitetin e saj , për të marrë pjëse në proces për të propozuar.
Dekriminalizimi është një nga kriteret , integriteti po ashtu, të qenurit i pashantazhueshëm është një tjetër kriter. Grupi mendoi që duke më atribuar dhe të drejtën për ta çuar para këtë proces, duke mos e konsideruar final këtë draft, por të shtohet duke ia paraqitur kolegëve që nuk patën mundësi të vinin, me gjithë kolegët dhe me aleatët që do të thotë një proces kosultimi sa më i gjerë që do finalizojë qëndrimin tonë.
Nesër nuk ka negociata, nuk ka për të pasur negociata, nesër është konferenca e kryetarëve. Edhe aleatët t’i pyesim dhe të marrim opinion e tyre.



