Blerja e “Giphy” shkel konkurrencën, Meta duhet të shesë aplikacionin

Blerja e “Giphy” shkel konkurrencën, Meta duhet të shesë aplikacionin

Autoriteti i Konkurrencës në Mbretërinë e Bashkua (CMA) ka urdhëruar kompaninë Meta (kompania udhëheqëse e Facebook, Instagram dhe WhatsApp) të shesë kompaninë e ilustrimeve të animuara Giphy, pasi apeli i saj u refuzua. 

Pothuajse një vit pas vendimit fillestar nga CMA dhe apelit nga Meta përpara një gjykate britanike, e cila vendosi në favor të rregullatorit, Antitrust rithekson edhe një herë se e vetmja mënyrë për të shmangur një ndikim të rëndësishëm të blerjes së 'Giphy' nga gjiganti i rrjeteve sociale mbi konkurrencën është që të shesë totalisht kompaninë.

Meta, gjiganti i themeluar nga Mark Zuckerberg, në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi, por shtoi se e ka pranuar vendimin. 

Jemi të zhgënjyer me vendimin e CMA, por e pranojmë vendimin e sotëm si fjalën e fundit për këtë çështje. Do të punojmë ngushtë me CMA për t'u larguar nga Giphy.

Kështu tha një zëdhënës i Metës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy